Andrea Kimi Antonelli po shijon suksesin më të madh të karrierës, pasi u shpall kampion bote në Formula 1 në moshën 20-vjeçare, duke u bërë italiani i parë që fiton titullin pas 73 vitesh.

Megjithatë, për habinë e të gjithëve triumfi historik nuk reflektohet ende në pagën e pilotit të Mercedesit. Sipas vlerësimeve të mediave të specializuara, Antonelli përfiton rreth 3 milionë euro në sezon, duke u renditur i 17-ti mes 22 pilotëve të kampionatit.

Në krye të listës qëndron Max Verstappen me 62.5 milionë euro, i ndjekur nga Lewis Hamilton me 53.6 milionë dhe Charles Leclerc me 30.3 milionë euro.

Bonuset dhe sponsorizimet pritet të rrisin ndjeshëm të ardhurat e kampionit të ri, ndërsa suksesi ka sjellë edhe një shpërthim të popullaritetit të tij. Antonelli menjëherë pas suksesit në Mexico që solli edhe zyrtarizimin si kampioni më i ri në Formula 1, ka arritur tashmë shifrën e 10 milionë ndjekësve në Instagram, teksa në nisje të vitit numëronte vetëm 4 mln të tillë, ç’ka konfirmon se është kthyer në një prej emrave më të përfolur të Formula 1.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: