Jorge Jesus tentoi ta bindte Cristiano Ronaldon të mos largohej nga kombëtarja portugeze, por ylli luzitan kishte marrë vendimin e tij. Trajneri pranoi se tashmë duhet të shohë përpara dhe të fokusohet te Portugalia e së ardhmes.

“Largimi i Cristiano Ronaldos nga skuadra kombëtare? Është vendimi i tij. E kishim diskutuar edhe para grumbullimit. I kërkova të qëndronte, të qëndronte me mua sepse kisha nevojë që ai të ishte pranë meje, por duhet ta pranoj vendimin e tij”.

“Cristiano është një figurë globale, një figurë për Portugalinë, një figurë për ekipin kombëtar. Ai është një lojtar që, gjatë viteve, i ka dhënë shumë Portugalisë. Ai është një simbol për lojtarët e rinj portugezë dhe shumica e tifozëve të Cristiano Ronaldos janë të rinj”.

“Pata mundësinë të ndaja përvojën e punës me të për një vit te Al Nassr. Prandaj, ai do të jetë gjithmonë një pikë referimi për ekipin tonë kombëtar, për popullin tonë dhe për historinë tonë”.

“Ne kemi një fotografi të madhe të tij në auditor, në mënyrë që të gjithë të rinjtë, dhe jo vetëm ata, por edhe kolegët që frekuentojnë atë auditor çdo ditë, ta shohin atë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb