FRANCE – Mediat franceze kanë publikuar sot imazhet e para të pesë personave të dyshuar për grabitjen e Kim Kardashian në Paris.
Pamjet bardhë e zi, të filmuara nga një kamerë private, tregojnë bandën e hajdutëve duke mbërritur e u larguar me biçikleta nga rezidenca e yllit të reality shoë në “Hotel de Pourtales”.
Video është publikuar online ekskluzivisht nga M6 news channel, megjithatë është e pamundur të dallosh fytyrat e grabitësve. .
Ngjarja u bë e njohur menjëherë për shkak të shumës së madhe të vjedhur, kryesisht në bizhuteri dhe grabitjes së ndodhur në një vend rezidencial.
Hajdutët i vodhën 36-vjecares bizhuteritë e saj me vlerë rreth 16 milionë dollarë përfshirë këtu dhe celularin.
(er.cu/BalkanWeb)
