Pak kohë më parë u përfol se mes këngëtares së famshme dhe vëllait të Robert Berishës, Patris kishte nisur një lidhje. Madje, nuk munguan as fotot e të dyve, teksa shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit.

Megjithatë, këto zëra kurrë nuk u konfirmuan nga asnjëri. Dhe kur s’ka kaluar shumë kohë, vjen lajmi për fundin e kësaj marrëdhënieje. Sipas burimeve për “Bluetooth” mes të dyve ka pasur vetëm një flirt, ndaj dhe ndarja, nëse mund të quhet e tillë, ka qenë një marrëveshje mes të dyve. Aktualisht Tuna po vijon koncertet e shumta që ka, ndërsa Patris është në Itali, ku dhe po shijon disa ditë pushimi.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: