TIRANE – Elhaida Dani do të ngjitet në skenën e “Eurosong”-ut në gjysmën e dytë të natës së parë të festivalit evropian të këngës, konkretisht e 14-ta në radhë.
Pas hedhjes së shortit, përfaqësuesja e Shqipërisë do të interpretojë e 14-ta këngën “Diell”, me të cilën triumfoi në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar.
Vendi organizator i “Eurosong-ut’ këtë vit do të jetë Austria, pas fitores së vitit të kaluar të këngëtares austriake Concchita.
(er.nu/BalkanWeb)