U transferua në mo mentet e fundit të merkatos, por Etrit Berisha bëri një paraqitje fantastike te Atalanta. Tashmë që portieri shqiptar është në fazë rikuperimi, menaxheri i tij flet për të ardhmen. Pastorelo është i bindur se Atalanta do ta blejë përfundimisht kartonin e Berishës në merkaton e verës.
“Etriti po bën një punë vërtetë të mirë. Jam i bindur Atalanta do ta blejë kartonin e tij në fund të sezonit.
Bergamaskët duhet të derdhin në arkat e Lacios 7 milionë euro, ose mund të fusin në marrëveshje portierin tjetër Sportielo. Ndërkohë marrëveshja mund të arrihet edhe duke përfshirë Alberto Paloskin”, ishin fjalët e menaxherit Pastorelo për “cittaceleste.it”.
(Gazeta Shqiptare)