TIRANE- Një tjetër qytetare kërkoi drejtësinë përmes një akti ekstrem siç është vetëflijimi duke u hedhur nga lartësia. Pas rastit të Fierit, ku një punëtor që kishte 4 muaj pa marrë rrogën kërkoi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga lartësia e rafinerisë së Fierit, një tjetër rast u regjistrua në kryeqytet.

Gazetari Mariglen Mërtiri raportoi për “Balkanweb” se shtetasja Enkelejda Ahmetaj qendroi për rreth 1 orë në tarracën e një pallati tek “Tirana e Re” për shkak të një konflikti me ndërtuesit e pallatit, ndërsa u desh ndërhyrja e policisë për ta bindur të zbresë nga kati i 9-të ku qendronte.

Mësohet se Ahmetaj, vajza e pronarit të truallit ku po ndërtohet pallati, tha se ndërtuesit nuk i janë përmbajtur kontratës, duke shitur gjithë hyrjet e tij.

gruaja do te hidhet

Të gjithë konfliktin e sqaroi vëllai i saj, Gramoz Ahmetaj, sipas të cilit, ndonëse kanë fituar tre gjyqe nuk kanë arritur të marrin pjesën që ju takon në pallat, në bazë të kontratës që kishin me ndërtuesin, për arsye se toka e tyre rezulton me dy pronarë, Ai akuzoi ndërtuesit se kanë falsifikuar dokumentet me qëllim që familja e tij të mos gëzonte pronësinë absolute.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb