Këshilli Bashkiak i qytetit të Fierit i dha titullin “Qytetar Nderi” pas vdekjes, shkrimtarit Dritëro Agolli.

Votimi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak ishte unanim, ndërsa u vendos që edhe biblioteka e qytetit të mbajë emrin e Dritëro Agollit.

Korifeu i letrave shqipe, Dritëro Agolli u nda nga jeta në 3 shkurt, në moshën 85-vjeçare pas një sëmundje të rëndë në mushkëri që e mundonte prej kohësh.

Jeta dhe vepra e tij i kanë dhënë botës shqiptare aq shumë dashuri dhe virtyt sa emri dhe nderimi ndaj tij do të mbijetojë nëpër kohëra.

Ai ishte për shumë vite kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve gjatë regjimit komunist, gazetar i shtypit të asaj kohe dhe deputet për afro 3 dekada në tranzicionin mes dy sistemeve politike.

Agolli është i njohur për lirikat e ndjera të dashurisë njerëzore dhe atdhetare, kushtuar njeriut dhe vendlindjes.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: