TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla fill pas përfundimit të protestës opozitare postoi në faqen e tij zyrtare, në rrjetin social Facebook, një foto gjatë protestës.

Duke e interpretuar atë, Balla thotë se “qytetarët e braktisën protestën”.

Në fakt në foto shihet një pjesë e turmës para kryeministrisë, ndërsa mesi është boshatisur disi, e një tjetër turmë e grumbulluar në fillim të sheshit “Skëndërbej”!
VASILI: QYTETARËT BRAKTISËN MITINGUN
Kreu i grupit kuvendor të LSI, Petrit Vasili tha se qytetarët e braktisën mitingun e opozitës. Pas protestës, Petrit Vasili në një prononcim për mediat tha se qytetarët “i qëndruan larg dhe e përbuzën këtë miting”.
“Punonjës të Ujësjellësit, Bashkisë Kamzë dhe të institucioneve të tjera të drejtuara nga demokratët, kishin dalë me urdhër në miting. Pjesëmarrja e hallit të imponon…”, – tha Vasili. 

“Doktori? Zoti Meta e priti në sallën e Kuvendit dhe nuk erdhi. E priti edhe në zyrën e tij. Sigurisht edhe aty nuk erdhi. Në miting zotit Berisha nuk iu dha mundësia të fliste. Mesa duket nuk do t’i jepet as në të ardhmen, mundësia është që zoti Meta t’ia japë mundësinë të flasë në Kuvend”, – deklaroi Vasili.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: