Intelektuali i njohur Fatos Lubonja, ka vendosur të largohet nga “Opinioni” i Blendi Fevziut për të filluar një rubrikë të përditshme tek “Agon”.  “Këndi i Lubonjës” pas edicionit të lajmeve është një format i ngjashëm me “Il fatto” të Enzo Biaggit tek Rai uno. Ai do të flasë përditë me teleshikuesit, por nuk do të jetë në emisionin më të ndjekur politik në vend ku jemi mësuar ta ndjekim.

Nuk dihet nëse kjo është një zgjedhje për shkak të lehtësisë që i jep “Agon”, duke qenë ashtu si Lubonja në Shqipëri dhe në Itali, apo nga oferta financiare për të cilat “Agon” është dëgjuar shumë kohët e fundit.

 

(d.b/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: