Situata në Shqipëri është kthyer në një shqetësim edhe për administratën e SHBA-së dhe për Departamentin e Shtetit.

Gjatë emisionit ‘Opinion’ në TV Klan gazetari Blendi Fevziu u shpreh se nesër gjatë ditës DASH do të bëjë një deklaratë publike ku do të japë opinionin zyrtar për zgjedhjet dhe situatën në Shqipëri.

Deri më tani opozita ka pranuar plotësisht paketën e ofruar nga zv/ndihmës sekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ndërsa kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar shtyrjen e zgjedhjeve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: