FRANCE – Ai u bë i njohur disa vite më parë me një foto të bërë gjatë arrestimit, foto që u shpërnda në të gjithë botën. Pasi doli nga burgu i riu nisi karrierën e tij si model, duke firmosur për agjenci të ndryshme mode.
Po të gjithë e njohim të burgosurin më seksi që kemi parë ndonjëherë dhe historinë e tij se si kjo bukuri e “shpëtoi” edhe nga dënimi, sepse tani nuk e mban mend askush se pse ishte në burg.
Fjala është për Jeremy Meeks, kriminelin më simpatik, arma e tij më fortë janë tiparet e bukurisë që e karakterizon. Por prisni vajza, ai është i martuar dhe ka tre fëmijë. Megjithatë kjo nuk e ka penguar Albana Osmanin që ta “rrëmbejë” për pak momente dhe të bëjë foto me yllin e revistave të modës tashmë.
Albana e ka takuar Jeremy-në në Kanë të Francës, aty ku po mbahet edhe festivali i përvitshëm dhe sigurisht nuk mund ta humbte rastin që të bënte një foto me të.
(er.cu/BalkanWeb)