Një tërmet i fuqishëm 6,3 gradë të shkallës rihter, është shënuar pasditen e sotme në Greqi. Epiqendra ka qene 36 kg larg Athinës dhe në thellësi 10 km.

Mediat greke shkruajnë se lëkundjet më të fuqishme u ndjenë në ishullin Lesbos, ku pati edhe dëme materiale.

Ndërkohë, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital me fraktura.

Pothuajse gjysma e banesave të fshatit kanë pësuar dëmtimet nga lëkundjet.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të komunikojnë me një grua që ndodhet nën rrënojat.

Tërmeti u ndje edhe në qytetin turk Izmir, që ka një distancë jo shumë të largët nga ishulli.
(da.xhaBalkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: