Adis Nurkoviç është zyrtarisht portier i Flamurtarit të Vlorës. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook” klubi vlonjat ka prezantuar afrimin e 3-të në ketë merkato, pas Ditmar Bicajt dhe Goran Siljanovski. Nurkoviç vjen nga radhët e skuadrës boshnjake Travnik, ku u aktivizua për 3 sezone.
31 vjeçari pak ditë më parë bëri debutimin me përfaqësuesen e Kosovës duke zëvendësuar Sajmir Ujkanin e dëmtuar. Ky debutim shkaktoi mjaft polemika tek tifozët dhe opinioni sportiv kosovar. Portieri ka lindur në Bosnjë, por disponon pasaportë kosovare.
Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Armend Dallku ka reaguar mjaft ashpër për aktivizimin e Nurkoviçit me Kosovën duke e quajtur “Turp i Zotit”./Panoramasport.
(BalkanWeb)