KORÇE-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili vjen nga radhët e LSI-së ka denoncuar sot sjelljen e policisë së Korçës, pasi kjo e fundit arrestoi komisionerë të kësaj force.

Panariti nga Korça, atje ku garon i pari në listë, duke i cilësuar këto sjellje flagrante, me qëllim sipas tij të ndërprjes së procesit të votimit.

“Denoncoj shkelje fragante te procesit zgjedhur pasi u arrestua komisioneri me qëllimin për të ndërprerë procesin e votimit. Pata takime me drejtues te policisë dhe prokurorisë të cilët nuk kishin komunikimin. Do kërkojmë ankimim. Komisioneret janë ndaluar pa asnjë lloj arsyetimi. Sapo ka përfunduar procesi zgjedhor ata janë liruar dhe kjo tregon që janë arrestuar qëllimisht. Këto janë karakteristike te një jude dhe jo nje shteti ligjor. Këtë nuk e meriton Korça sepse njihet për qytetari. Ne pustec bllokohet numerimi nga komisioneret e PS. Kjo klime shantëzhi është dëshmi e qarte ndaj LSI. Dosjen do e paraqesim te monitorimi zgjedhor. Nje skenar nga forcat politike qe kane pushtetin ne dore dhe kjo është PS”, pohoi Panariti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: