TEPELENË- Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Tepelenë. Sipas të dhënave të para mësohet se policia është njoftuar për të shtënat rreth orës 20:00 dhe ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga dëshmitarët policia ka mësuar për një konflikt mes dy personave, Orjol Memushi dhe A. Rrapaj. Ky i fundit dyshohet se ka tentuar të vrasë Memushin, i cili fatmirësisht ka shpëtuar.

Gazetarja Brikena Metaj tha për “BalkanWeb” se në vendngjarje është gjetur një gëzhojë dhe automjeti tip “Volswagen” që dyshohet të jetë i autorit. Policia është vënë në ndjekje të tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: