NGA ZONJA VJOLLCA*
500 gr mish pule
1 kokërr qepë
1 kg qepë të njoma
1 tufë majdanoz
1 tufë koper
1 lugë gjelle salcë domate
5 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Fillimisht vendosim vajin të ngrohet dhe në të vendosim copat e mishit të pulës të marinuar me kripë dhe piper. I skuqim copat e pulës duke i dhënë një ngjyrë të artë. Me pas i largojmë nga tigani dhe në të shtojmë qepën e thatë të grirë hollë. Pasi qepa të jetë zbutur shtojmë qepët e njoma (bashkë me bishtat) të prera në gjatësi 3-4 cm. Vendosim kapakun dhe i lëmë të zbuten për pak minuta. Më pas i trazojmë duke shtuar salcën e domates. Ulim temperaturën në nivelin mesatar dhe vendosim mbi qepët e njoma copat e mishit të pulës. E mbulojmë me kapak dhe i lëmë të ziejnë në lagështirën e vet për 20-25 minuta. Në fund shtojmë pak kripë, piper të zi, kopër dhe majdanoz dhe e servirim të ngrohtë.
(m.k/BalkanWeb)