JAPONI-Një hotel në Japoni ka nisur një ofertë të re të pazakontë që është kryesisht për gratë.
Brenda hotelit gjendet një dhomë e veçantë “vetëm për të qarë”.
“Dhoma e veçantë është e pajisur me filma të zgjedhura ku gratë mund të qajnë,” tha një zëdhënëse e hotelit Mitsui Garden Jotsuja në Tokio.
Në dhomë gjendet një koleksion i filmave japonez të cilat janë të rekomanduara për të qarë, që i ndihmon njerëzit të largojnë stresin.
(da.xha/BalkanWeb)