HUNGARI– Me ftesë të kryeministrit te Hungarisë Viktor Orban, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po merr pjese në samitin e Komitetit Ekzekutiv të CDI, organizatës botërore të partive të qendrës se djathtë, i cili mbahet në Budapest.

Mësohet se në fokus të takimit dy ditor janë zhvillimet politike dhe bashkëpunimi mes partive të qendrës se djathtë.

Ne samit marrin pjesë një numër i madh drejtuesish politike të Partisë Popullore Europiane dhe partive te qendrës së djathte nga e gjithë bota.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: