Publicisti Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, foli për negociatat për detin me Greqinë.

Diskutimet e Presidentit të Republikës, Ilir Meta me ish-presidentët në lidhje me kërkesës që i dorëzoi Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme që të jepej plotfuqishmëri për nisjen e negociatave me Greqinë, ish-deputeti i PD i sheh të nevojshme, shkruan BalkanWeb

“Meta është i detyruar ta japë këtë mandat për ekipin negociator. Diskutimet e Metës me ish-Presidentët janë të nevojshme. Konsultimi zhvillohet lidhur me detyrimin që ka ai tani për këtë mandat për ekipin negociator. Jam i sigurtë se Meta do të japë plotfuqishmërinë,” tha Mustafaj.

Gjithsesi publicisti tregohet skeptik në lidhje me reagimin e opinionit publik për marrëveshjen me Greqinë.

“Pavarësisht se Greqia është anëtare e BE prej 30 e ca vitesh, në Ballkan është vendi më i avancuar në institucionet e demokracisë. Ne gjendemi në vorbullën ku opinioni publik fantazitë i kthen në fakte dhe ushtron presion mbi politikën. Opinioni publik në Shqipëri e ka kujtesën të freskët . Marrëveshja me Greqinë s’do prodhojë qetësi,” u shpreh Mustafaj.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: