SIRI– Studenti nga Kosova Fatlum Shalaku ka qenë një student i shkëlqyer në Britaninë e Madhe, por ai braktisi studimet për t’iu bashkuar Shtetit Islamik. Shtetasit shqiptarë që kanë shkuar për të luftuar në territoret e okupuara nga ISIS në Siri dhe Irak, janë me dhjetëra, por për 20-vjeçarin nga Kosova bashkimi me ISIS ka qenë fatal.

Fatlum Shalaku, ishte pjesë e një grupi prej 6 personash që hodhën veten në erë në Ramad, në mënyrë që ISIS të merrte në dorë këtë qytet.

Por për familjen e Fatlumit kjo nuk është e vetmja tragjedi, pasi edhe vëllai i tij humbi jetën 2 muaj më parë gjatë luftimeve.

Mediat në Britani shkruajnë se dy vëllezërit vinin nga një familja jo e devotshme myslimane nga Kosova, por ata u kishin thënë familjarëve të tyre se janë angazhuar me punë vullnetare.

Fatlumi bashkë me 5 shokë të universitetit ku studionte në Britani kishin lënë studimet dhe i ishin bashkuar Shtetit Islamik.

Miqtë e tij në Universitet e kanë përshkruar si miqësor dhe të shoqërueshëm dhe shprehen të çuditur nga radikalizimi i tij.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: