FIER- Një 33-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Fier pasi është konfliktuar me një tjetër person, duke u paraqitur si drejtori i SHKB-së. Sipas policisë së Fierit, shtetasi Gezim Prendi në momentin që është konfliktuar me shtetasin U.GJ, 33 vjeç, ka plagosur me armë zjarri motrën.
E plagosura është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa blutë e mbërritur në vendngjarje kanë arrestuar Gëzim Prendin.
Ndërkaq, është shpallur në kërkim 33-vjeçari me inicialet U.Gj.
(el.sp/BalkanWeb)