Torino dhe Inter do të hapin të dielën e futbollit italian në orën 12:30. Vendasit vijnë në këtë ndeshje pas dy fitoresh radhazi të marra në në kampionat dhe nuk janë akoma jashtë garës për një vend në Europë.

Trajneri Walter Mazzarri duket se ka gjetur formulën e duhur dhe ka kthyer ekipin në rrugën e duhur dhe mund të shfrytëzojë këtë moment të mirë për të marrë një fitore të rëndësishme kundër zikaltërve, të cilët janë në garë për të siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Ndërkohë, skuadra e Luciano Spalletti-t do të paraqitet në këtë ndeshje pas barazimit 0-0 të marrë në mesjavë kundër Milan, shkruan telesport. Një rezultat zhgënjyes për zikaltrit, të cilët meritonin më shumë nga ai takim. Gjithsesi, paraqitja e tyre ka qenë shumë e mirë dhe vendimi për të kaluar Rafinha-n në rolin e fantazistit ka qenë i goditur.

Ka lejuar Inter që të ketë më shumë krijimtari, por ka përmirësuar edhe Marcelo Brozovic. Ndërkohë, Torino po përfiton nga kalimi te skema 3-4-2-1, që ka zhvendosur Adem Ljajic më afër portës duke e bërë më të rrezikshëm sulmin e “Demve”, të cilët kanë një mesatare prej 1.9 golash për 90 minuta me Ljajic në fushë.

Shifra dhe Fakte

– Torino ka fituar vetëm 2 nga 27 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur kundër Inter, që ka marrë 17 fitore.

– Fitorja e fundit e Torino-s në shtëpi kundër Inter ka qenë në 1994-ën.

– Nëntë nga 10 golat e shënuar nga Inter në transfertë kanë ardhur para minutës së 55-të.

– Andrea Belotti ka shënuar katër gola dhe ka dhënë 2 asiste në tri ndeshjet e fundit të kampionatit.

– Dygolëshi i vetëm i Ljajic në Serie A ka ardhur kundër Inter në shkurtin e 2013-ës, kur luante me Fiorentina-n.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: