Giorgio Chiellini bëri të njëjtin gjest në fushë, ndërsa gazetari italian e ka imituar në tribunë.

Mino Taveri ishte shumë i inatosur me penalltinë e dhënë nga arbitri anglez dhe nuk ka nguruar të reagojë. I inatosur në tribunat e “Santiago Berbaut” ai u ka treguar eurot tifozëve madrilenë, që ishin pak shkallë më poshtë. Ata kanë reaguar me fjalë, ndërsa oficerët e sigurisë e kanë nxjerrë gazetarin italian jashtë stadiumit.

Momentin në fjalë e dëshmon kjo video e mëposhtme, e cila tregon se reagimet e italinëve nuk kanë qenë vetëm në fushën e lojës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb