KURBIN- Një ngjarje ende e veshur me mister. Cilat ishin shkaqet që e çuan 35-vjeçaren Violeta Donaj drejt vrasjes së bashkëshortit, babait të dy fëmijëve të saj?

Dëshmitarët, tregtarët e tjerë që ndodheshin në pazarin e Milotit kur ndodhi ngjarja preferojnë të heshtin dhe ngrenë supet për të treguar nëse kishin dijeni se mes çiftit kishte pasur konflikte.

“I njohim që shesin por më gjatë nuk dimë”, thotë një prej grave që shesin në Pazar për gazetarin Elidon Ndreka, raporton “BalkanWeb”.

kurbin 1

“Nuk kemi pa, ndodhi sa hapëm mallin ne. Ata janë nga Rrësheni ne nga Laçi”, thotë një tjetër tregtare. “Asnjë konflikt s’kemi parë veç kemi dëgjuar krismën”, përgjigjet dikush tjetër, ndërsa shihet qartë që nuk duan të përzihen në këtë vrasje në mes të ditës në prani të qindra dëshmitarëve.

zjarrfikesi lan gjakun

Ndërkaq në vend pellgu i gjakut të 42-vjeçarit Kujtim Donaj të vrarë nga dora e gruas së tij është ende e freskët. Është dashur ndërhyrja e një zjarrfikëseje për të larguar njollën e madhe që shokon çdo dëshmitar që e sheh.

Do jetë policia ajo që do hedhë më shumë dritë për ngjarjen dhe arsyet që çuan drejt krimit të rëndë në familje. Ndërkaq mësohet se çifti ishte i ardhur në zonë, nga Rrësheni dhe se nuk njiheshin për problematikë. “BalkanWeb” ka siguruar edhe foton e autores së krimit, 35-vjeçares Violeta Donaj.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb