Të shtëna me armë kanë ndodhur në një qendër tregtare në Toronto, pasditen e djeshme.

Qendra ‘Yorkdale’ është evakuuar nga policia, që ka konfirmuar sulmin me armë në këtë zonë.

Njerëzit ne qender e kanë përshkruar ngjarjen si të frikshme dhe si gjendje kaotike, por policia ka thënë se fatmirësht nuk ka viktima.

Njëri nga persononat qe ka kryer sulmin thuhet se është rreth të 20-at e tij të veshur me një xhaketë të zezë dhe xhinse. Një tjetër është përshkruar si i dobët dhe me një pistoletë të zezë.

Një person në Twitter tha: “Aktualisht i mbyllur në tualetin tim të dyqaneve me klientët sepse ka një të shtënë në qendër.”
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb