Skuadra e Gatussos është ndalur me barazim nga Cagliari në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Serie A. Një tjetër ndeshje jo e mirë për Milanin, që pësoi gol që në minutat e para të takimit. Një gol i Zhao Pedro që në minutën e 4- të befasoi “Djallin”, që nuk po gjente forca të reagonte.
Në pjesën e dytë “El Pipita” gjen golin e parë në Serie A dhe i shpëton nderin Milanit, duke bërë që skuadrat të ndajnë nga një pikë në këtë javë të katërt. Pas këtij barazimi, Cagliari pozicionohet në vendin e 12-të me pesë pikë, ndërsa Milani zë pozitën e 15-të me katër pikë.
(BalkanWeb)