DURRES– Policia e Qarkullimit Rrugor ka zbarkuar në rrugë, ndërsa po kalon në ‘sitë’ të gjithë mjetet e transportit publik, autobusë dhe furgona. Vetëm gjatë orëve të para të këtij aksioni janë vendosur 47 masa administrative për shkelje të ndryshme, janë pezulluar 4 leje drejtimi pa patente përkatëse si dhe janë bllokuar 8 licenca të transportit publik.
Shefi i qarkullimit Rrugor Valentin Floriri tha se është hartuar një plan masash për mjetet e transportit publik dhe të nxënësve. “Të gjitha këto mjete janë objekt i kontrollit në Durrës, Shijak dhe Krujë”, tha Floriri.
‘BalkanWeb’ ju sjell si më poshtë disa foto ku paraqitet situata në rrugë të ndryshme në Durrës, Shijak dhe Krujë.
(ed.me/BalkanWeb)