TIRANE-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ka kthyer serish një përgjigje kryetarit te PD-se Lulzim Basha. Përmes një postimi në ‘Twitter’ Xhafaj pohoi se deklaratat e Bashës për faktin se shqiptaret po sundohen nga bandat, janë pa sens.

Po ashtu ministri ironizoi liderin e PD, ndërsa shtoi se ‘Traumat e të kaluarës në perceptimin e pranimin e të vërtetave, po kushtëzojnë kreun e opozitës’.

“Basha, dje: “Shqiptarët sundohen nga bandat, të cilat kontrollojnë fizikisht lagjet, qendrën, lokalet luksoze, territorin, ekonominë, ato pikat e bixhozit, ekonominë, hotelerinë, restorante, turizëm, kontrollojnë pushtetin, të gjithë pushtetin”. Kjo ishte GËNJESHTRA e radhës!
Deklaratë pa sens e minimum logjike. Ky takëm politikanësh fatkeqësisht e kanë mbështetur të ardhmen mbi akuza të pavërteta e shpifje bajate! Traumat e të kaluarës në perceptimin e pranimin e të vërtetave, po kushtëzojnë kreun e opozitës. E VËRTETA në shifra! Imazhe sa 1000 fjalë!”, shkruan Xhafaj.

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: