TIRANE- Një 39-vjeçare nga fshati Tapizë ka denoncuar në policinë e Tiranës zhdukjen e djalit të saj prej më shumë se një viti.

 L.F ka kallëzuar se në datën 25 mars 2017 i është larguar nga banesa djali i saj B.F, 21 vjeç, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Nuk dihet ende se pse ka pritur kaq gjatë 39-vjeçarja për të bërë denoncimin në polici.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09. 10. 2018, shtetësia L. F., vjeçe 39, banuese në fshatin Tapizë, kallëzon se, më datë 25. 03. 2017, i është larguar nga banesa, djali B. F., vjeç 21. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb