TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një mesazh të një qytetari dixhital, i cili denoncon se i kanë vjedhur makinën.

Berisha thekson se qytetarit me emrin Ermir Zoto i kanë vjedhur makinën, por hajduti është i lirë pasi është vëllai i një efektivi policie.
Sipas dëshmisë së qytetarit dixhital, ngjarja ka ndodhur para dy ditësh në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa ai identifikon me emër dhe mbiemër autorin e vjedhjes. Zoto shkruan më tej se hajduti ia ka marrë makinën nën kërcënimin e armës.

DENONCIMI TE BERISHA
I vjedh makinen por lihet i lire sepse eshte vellai i narkodrejtorit te policise!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Doktor,quhem Ermir Zoto Jetoj Ne Tir,te Lutem me ndihmo me hallin qe kam. Dje ne oren 8 Te darkes me kane mare Automjetin Tip Renault, me Targa AA063SS
Z,Berisha po ndaj me ju nje problem timin, ne Daten 12/10/2018 me ështe mare automjeti Tip, RENAULT ME TARGE AA063SS ne autostraten Durres-Tirane, sapo kalon Sukthin, tek Karburanti Gulf, nen Presionin e armës. Kam berë kallzim penal ne komisariatin Nr6. Keta te fundit ja kaluan ceshtjen Shijakut, por edhe pse personi u arestua Me automjetin Tim u la i lire, pasi ështe edhe vellai i Ish Shefit Te Komisariatit Diber,z.Robert-Aga,i implikuar, Pajtim Aga.
Policia po e fshe lajmin. Ju Lutem me ndikmoni, pasi jeta ime ështe ne rrezik nga keta 3 persona. ju Lutem verifikoeni Ne Komisarjatin Nr6 Kallzimin qe kam bere, dhe ne ate te Shijakut, faleminderit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb