CERRIK- Një banesë është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme në fshatin Gostim të Cërrikut. Mësohet se zjarri ka rënë në banesën e shtetasit me inicialet R.S, i cili në tentativë për të vënë në kontroll flakët ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spital. Shkak i zjarrit dyshohet bombola e gazit.
Njoftimi i policisë:
Në banesën e shtetasit R.S., në fshatin Gostim, Cerrik, ka renë zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit në përpjekja për ta shuar shtetasi R.S është lënduar lehtë i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Cërrikut.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit, ku nga hetime paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së bombulës së vogël të gazit.
(d.d/BalkanWeb)