TIRANE – Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Pas deklaratave të këtij të fundit, ku shprehej 1 javë më parë se ishte Supermen dhe se “duart i kishte të pastra akullore” përsa i përket lidhjeve me krimin, deputeti demokrat ka publikuar një fotomontim.
Në foton e publikuar duket një burrë i shkurtër, pas këmishës së të cilit fshihet stema e superheroit të animuar të fëmijëve “Supermen”.
“Duar akullori i narkopartisë siciliste,” shkruan Berisha në Facebook.
(e.f/BalkanWeb)