Miralem Pjanic do të rikthehet në Torino në orët vijuese pasi pësoi lëndime. Juventusi po pret që të kuptojë nivelin e lëndimit muskulor të lojtarit. Mesfushori ishte në angazhim me kombëtaren e Bosnjës, kur në fund të ndeshjes ndaj Austrisë u dëmtua.

Sipas Ansa-s, ai pritet të kthehet në Torino në orët vijuese për të kryer skanimet përkatëse, teksa Bianconerët do të tentojnë ta mësojnë gjendjen në prag të ndeshjes ndaj Spalit.

Trajneri Massimiliaon Allegri ka pasur një numër të problemeve në mesfushë me lëndime.
Emre Can është jashtë fushe për shkak të një operimi në gjëndrën tiroide dhe Sami Khedira po kthehet nga një problem muskular. Juventusi është në krye ta tabelës në Serinë A.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb