Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në Vjenë të Austrisë ku mori pjesë në Forumin “Ekonomia takohet me politikën”.

Sot kreu i qeverisë shqiptare është takuar me përfqësuesin e Lirisë së Medias në selinë e OSBE, Harlem Desir.

Në një status në Twitter, Rama shkruan se diskutuan mbi Paketën Antishpifje dhe kuadrin  e ri rregullator të portaleve.

“Së shpejti çelim konsultimin publik dhe pastaj në Kuvend pas Vitit të Ri,” shkruan Rama.

Statusi i plotë

Në selinë e OSBE në Vienë me @harlemdesir përfaqësuesi për Lirinë e Medias, pas një diskutimi të dobishëm mbi Paketën Antishpifje dhe kuadrin e ri rregullator të portaleve – së shpejti çelim konsultimin publik dhe pastaj në Kuvend pas Vitit të Ri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: