TIRANË- Vetëm 24 orë pas plagosjes së 29-vjeçares, Rezarta Lakrori në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet, policia e Tiranës ka arrestuar 3 autorët e dyshuar. Sipas burimeve nga Policia janë vënë në pranga shtetasit Kreshnik e Rinald Budlla, përkatësisht 41 dhe 27 vjeç si dhe Alfred Levani, 42 vjeç. Ndërkohë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin me iniciale SH.H., 38 vjeç, banues në Shijak, dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje me armë”, të cilit gjatë kontrollit në banese ju gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu e llojit çifte, 24 copë fishekë arme gjahu.

Policia e Tiranës deklaron se shtetasit Kreshnik Budlla, Rinald Budlla, Alfred Levani dhe 38-vjeçari Sh.H, ditën e djeshme në rrugën “Muzakët”, në verandën e një lokali dyshohet se kanë shkëmbyer zjarr me dy persona ende të pa identifikuar. Si rezultat e shkëmbimit të zjarrit ka ngelur e plagosur shtetasja R.L., 29 vjeç e cila kishte qenë rastësisht në këtë lokal me bashkëshortin dhe fëmijën e saj, e cila është transportuar pranë Spitalit Universitar të Traumës, Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 12 gëzhoja arme zjarri, 1 fishek arme zjarri e pa goditur, një predhë arme zjarri.

Ngjarja tronditi kryeqytetin dhe opinionin publik pasi ndodhi në një zonë dhe orar me lëvizje të shumta. Përveç kësaj autorët qëlluan në drejtim të 29-vjeçares dhe bashkëshortit të saj ndërsa ata po pinin kafe me foshnjën e tyre, duke zbrazur 7 plumba. Fatmirësisht gruaja mori vetëm një plumb dhe nuk rrezikoi jetën.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb