Universiteti “Luarasi” në kuadër të ndërthurrjes së teorisë me praktikën, vazhdon traditën e zhvillimit të leksioneve të hapura me profesionistët më të mirë në treg. Këtë të martë, në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, Besmir Semanaj, ekspert dhe menaxher në kompaninë e telekomunikacionit ‘Albtelecom’ trajtoi tema të ndryshme mbi teknologjinë me studentët e vitit të parë Bachelor.

Eksperti i teknologjisë, Besmir Semanaj tregon se studentët shfaqën interes gjatë gjithë orës së leksionit të hapur. Ai shprehet i kënaqur mbi faktin se ‘Luarasi’ nuk garanton vetëm diplomën në përfundim të studimeve, por formon profesionistë të aftë në tregun e punës.

Dekani i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit në “Luarasi”, Indrit Baholli thekson se nëpërmjet praktikave të tilla studentët përgatiten më së miri për tregun e punës. Ai shton se leksionet e hapura do të vijojnë përgjatë gjithë vitit akademik, duke ofruar për studentët eksperiencat më të mira.

Nëpërmjet praktikave të tilla bashkëkohore, ‘Luarasi’ vazhdon të mbetet një ndër liderët e arsimit të lartë në vend duke sjellë përvojën më të mirë pranë studentëve e duke prezantuar modele suksesi që do t’i orientojnë për të ardhmen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb