TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar vetëm me votat e shumicës pr/ligjin për autoritetet e komandimit në Forcat e Armatosura. Gjatë diskutimit në komision, ka patur debate të shumta mes të majtëve dhe të djathtëve.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi tha se ndryshimet reflektojnë vendimin e Kushtetueses, e cila i ka kthyer kompetencat Presidentit. Por nga ana tjetër deputeti i PD-së, Eduard Halimi tha se ligji nuk reflekton vendimin e Kushtetueses duke kërkuar që të merret opinioni i Presidentit.
Kundër ligjit është shprehur edhe deputeti socialist, Ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko.

DEBATET

Petro Koçi: Ndryshimet reflektojnë vendimin e Kushtetueses
Eduard Halimi: I keni marrë mendimin Presidentit për draftin e ri
Petro Koçi: Ne respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk është në procedurë konsultimi me presidentin
Eduard Halimi: T’i marrim mendim Presidentit të Republikës
Eduard Halimi: Ligji nuk reflekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese
Pandeli Majko: Kam qenë një nga njerëzit që nuk e kam votuar ligjin. Vendimet e gjykatës, nuk konsultohen por zbatohen

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb