Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, thotë se vendimi i tij për të mos u nxituar me rinovimin e kontratës me kampionin e Gjermanisë nuk do të pengoj zhvillimin normal të sezonit.

44-vjeçari nuk ka konfirmuar planet për të ardhmen por pranon se ai do të mbetet në Allianz Arena. “Jam trajner i Bayernit dhe jam falënderues që jam këtu. Unë nuk kam vendosur ende për të ardhmen time. Sa më shpejt që të vij te vendimi, unë do të informoj Rummeniggen, Sammerin dhe Uli Hoenessin”.

“Ne kemi ende shumë kohë. Por, nëse unë dua të vazhdoj kontraëtn time, duhet të jem absolutisht i sigurt se kjo është më e mira për klubin. Nuk dua të bëhem një problem për Bayernin. Unë bëra më të mirën, po bëj më të mirën, dhe do të bëj më të mirën. Unë ende nuk kam marrë ndonjë ofertë nga ndonjë klub tjetër”, potencoi Guardiola.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: