SHBA- Një atlet shqiptar paraolimpik me aftësi të kufizuara është shpallur i zhdukur në Los Anxhelos të Kalifornisë që prej ditës së shtunë. Ai është Andi Gusmari, 44 vjeç, i cili gjendej në kampusin universitar të Universitetit i Kalifornisë së Jug

ut, teksa zhvillohet Kampionati Botëror i Lojërave Olimpike për njerëzit me aftësi të kufizuara. Në faqen zyrtare të Policisë së Los Anxhelosit shkruhet se Andi Gusmari është 44 vjeç, i bardhë kaukazian, rreth 170 cm i gjatë dhe me peshë rreth 86 kg.

“Andi Gusmari ësht ëi bardhë dhe me flokë të zinj. Ai për herë të fundit është parë rreth orës 20:30 në (ora lokale) të së shtunës në mjediset e Universitetit të Kalifornisë Jugore dhe mbante veshur një bluze të kuqe, pantallona dhe këpucë të zeza”, shkruan njoftimi i Policisë së Los Anxhelosit.
Gusmari po merrte pjesë në një event në Kaliforni, së bashku me trajnerët dhe delegacionin që e shoqëronte, por u zhduk të shtunën.

Policia ka ushtruar kontrolle në të gjithë kampusin dhe zonën përreth, por nuk ka arritur të bjerë nën gjurmën e Gusmarit.

Në njoftimin e policisë thuhet se kushdo që e ka parë mund të njoftojë policinë në numrat: 213­740­6000 dhe 323­441­1180.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: