Kendall Jenner është rikthyer në TV, por kjo nuk do të thotë se ajo është gati të ndajë gjithçka me botën.

Sipas Danielle King, supermodelja ka zgjedhur të mbajë larg kamerave një pjesë kyçe të jetës së saj: marrëdhënien e saj me lojtarin e NBA, Devin Booker. Megjithëse Danielle tha se shikuesit do të shohin më shumë rreth Kendall sesa në ‘Keeping Up With the Kardashians’, kjo nuk përfshin romancën aktuale të 26-vjeçares.

“Ajo po e mban lidhjen e saj private,” shpjegoi Danielle për Variety. Por KJO gjë duket se nuk do të ndikojë në suksesin e “The Kardashians”, pasi Danielle premtoi se seriali do të tregojë “të gjitha aspektet” e jetës së familjes, duke shtuar: “Ato vijnë si biznesmene dhe sipërmarrëse, si nëna, me marrëdhëniet e tyre dhe si një familje e madhe, padyshim.”

Çifti filloi lidhjen në qershor 2020. Dhe ndërsa Kendall dhe Devin kanë udhëtuar kudo nga Los Angeles në New York e në Itali, kanë mbajtur një profil relativisht të ulët. Në mars, Devin bëri një koment të rrallë në lidhje me marrëdhënien e tij me Kendall, duke i thënë Wall Street Journal, “Unë po e shijoj jetën në maksimum dhe kjo më doli aq lehtë nga goja sepse nuk ka qenë gjithmonë kështu. Por ndihem sikur jam në një vend të mirë tani. Unë e dua familjen time, i dua njerëzit përreth meje dhe më pëlqen ndikimi që kam në këtë botë.”

Megjithatë, mos prisni një fejesë së shpejti, sepse ata i kanë marrë gjërat me qetësi. “Kendall nuk është një lloj vajze konvencionale apo tradicionale dhe as nuk i intereson të bëjë një dasmë të madhe. Ajo është shumë e kënaqur me mënyrën se si janë gjërat me Devin tani.” –raporton E!News.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb