Kryetari i PD Lulzim Basha në një konferencë për mediat deklaroi se opozita e bashkuar është totalisht në mbështetje të vendimit të presidentit Meta për referendum.

Basha theksoi se ideja e referendumit është shumë e mirë, sepse i jep përparësi demokracisë së drejtpërdrejtë.

Mbështesim idenë e referendumit. Një nga pikat kryesore të opozitës së bashkuar është edhe çështja e referendumit. Ne mbështesim referendumin, sepse është mbështetje për demokracinë direkt. Sigurisht e dëgjova edhe rrugëtimin e presidentit Meta dhe është një hap i duhur. Po ashtu, edhe unë kam filluar që të bisedoj me qytetarët, kudo nëpër qytete”, deklaroi Basha.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb