Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është pyetur në emisionin ‘’Dola te Ola’’ të Ola Brukos në News24 se si është të punosh me Ramën.

Spiropali thotë se nga jashtë e shohin Ramën si tip të vështirë, por nuk është fare i tillë.

Ajo thekson se Rama nuk e kamuflon kurrë realitetin, është i troçtë dhe thotë gjithmonë atë që mendon, prandaj dhe komunikimi i saj me të është shumë i mirë.

‘’Nga jashtë e shohin të vështirë, por ai është i vërtetë. Është i troçtë, nuk thotë kurrë atë që s’mendon, nuk kamoflon kurrë realitetin.

Kam komunikim shumë të mirë se jam vetë e drejtpërdrejtë dhe troçtë. ‘’- tha Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb