Për shkak të Laurence Olivier-it, Margaret Thatcher uli tonin e saj. Duke përfituar nga një takim i rastësishëm me Olivierin në një tren ne Brighton në 1979, këshilltarja e Thatcher pyeti se si mund ajo ta eliminonte tingullin e saj të mprehtë. Olivieri i organizoi disa takime Thatcher-it me një trajner të Teatrit Kombëtar. Ai i mesoi Thatcher-it sesi zëri i saj të tingëllonte më i ulët edhe te kishte një ritëm të ri .

Në një studim të fundit, një ekonomiste australiane krahasoi fjalimet e grave nga vitet 1945 deri 1990. Ajo shpjegoi se “frekuenca” kishte rënë me 23 Hz, edhe sipas saj arsyeja ishte autoriteti i fituar. Gjatë 50 viteve, ndërsa gratë u bënë gjithnjë e më të fuqishme, ato kishin nevojë për tipare që projektonin dominimin, ku një prej tyre ishte zëri .

Edhe në “botën e burrave” ekonomistët kanë arritur në përfundimin se zërat më të thellë edhe te ulet sinjalizojnë forcë, edhe CEO-t me zë të thellë por të ulët shpërblehen më mirë. Ato fitojnë mesatarisht rreth 6.6 përqind, më shumë .
E pra qartësisht zëri mund të klasifikohet si pjesë e rëndësishme e kapital njerëzor I cili na bën më produktivë.
Duke hedhur poshtë të gjitha stereotipet si ai që ofron Reese Witherspoon (një avokate super e zgjuar dhe e suksesshme e trajnuar në Harvard, e cila kishte një zë të lartë, një qen të vogël dhe ishte veshur rozë) vajzave tona është mirë t’ju mësojmë sesi te ulin zërin duke ngritur peshën e fjalës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb