Tregu europian i makinave, plus vendet e EFTA-s dhe Britania e Madhe mbyllën vitin 2020 me një rënie të regjistrimeve prej 24,3% krahasuar me 2019, thënë ndryshe katër milionë makina më pak.

Në dhjetor, u shitën 1 214 581 makina ose 3,7% më pak se në të njëjtin muaj në 2019.

Të dhënat vijnë nga ACEA, shoqata e prodhuesve europianë të makinave.

Grupi FCA e mbylli 2020 me 700 534 makina të shitura ose 26% më pak krahasuar me 2019.

Muaji i fundit ishte pozitiv, në kontrast me tregun: regjistrimet e FCA janë 74 755 makina, me një rritje nga 5,5 në 6,2%.

Grupet FCA dhe PSA, shitën gjithsej 2 419 190 makina në Europë në vitin 2020.

Në vend të parë sipas ACEA, është grupi Volkswagen me 3 040 030 makina.

Pas tij qëndrojnë ”Renault” me ​​1 277 884 dhe ”Toyota” me 695 293.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: