TIRANE

Fotot e Adelina Ismailit me bashkëshortin e saj Uliksin në rrjetet sociale janë shumë të pakta por sa herë poston diçka dhe sa herë flet për jetën jashtë profesionit, ajo di të tërheqë vëmendjen.

  • foto galeri
  • foto galeri

Këngëtarja shqiptare kohët e fundit u është kthyer eventeve muzikore pas një kohe të gjatë pushimi e dedikimi të plotë familjes dhe të birit.

Për ditëlindjen e atij që ia ndryshoi rrjedhën e jetës, siç e ka cilësuar ajo bashkëshortin e saj, Valin, Adelina s’mund ta mbante vetëm për vete një dedikim të tillë: “Urime ditëlindjen dashnia jeme. Edhe pafund herë me lind e me vdek, ty kisha me t’i fal krejt prapë. I paç më t’mirat e kësaj jete, i meriton më s’shumti. T’du”, – shkruan Adelina bashkëngjitur fotos më Valin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb