Është zbuluar misteri i zhdukjes së 17-vjeçaeres shqiptare në Greqi, të quajtur Amanda.S.

Sipas policisë, ajo ishte rrëmbyer nga një bashkëmoshatar i saj shqiptar, i cili dyshohet se e ka shtyrë atë drejt rrugës së prostitucionit. Mediat greke shkruajnë, se shqiptari e detyronte të renë që të takonte burra të tjerë.

Kontaktet arriheshin përmes faqeve të internetit dhe numrave telefonike, ndërsa kjo ka zgjatur për disa ditë. Raportohet se 17-vjeçari është arrestuar nga policia.

Bashkë me të, në pranga ka rënë dhe një shtetas grek, i cili njihej si administratori i faqeve ku zhvillohej aktiviteti i paligjshëm.

Si ndodhi zhdukja e vajzës

E reja është shpallur e zhdukur më 3 qershor, në zonën e Haidari. Policia mësoi për zhukjen një ditë më vonë dhe menjëherë nisi kërkimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb