Talebanëve në Afganistan nuk u shpëtojnë as kukullat nga vitrinat. Në vendin, i cili ka ligjet më të ashpra kundër grave, tregtarët detyrohen të mbulojnë fytyrat e kukullave femra me leckë, çanta dhe madje edhe fletë metalike për të parandaluar që talibanët t’u presin kokat.

Kjo u bë me rastin e interpretimit të rreptë të ligjit islam (sheriatit) i cili ndalon statujat apo imazhet me formë njerëzore, të cilat mund të adhurohen. Një zhvillim i tillë, natyrisht, lidhet edhe me dëshirën e fortë të talebanëve për të larguar gratë nga jeta publike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: