Aksesori që të gjithë kemi dashur gjatë viteve 1990 dhe 2000 janë rikthyer fuqishëm sot, pasi kanë zënë vend në përditshmërinë e modeleve tona të flokëve.

Tashmë duket se po shfaqet një tjetër trend të cilin e kemi pasur në atë kohë, dhe ku Bella Hadid e ka zgjedhur në shumë paraqitjet e saj të fundit.

Kapësen klasike të flokëve, të cilën e mbanim si në shkollë apo në shtëpi, ashtu edhe në daljet e përditshme, Vitet e fundit e kemi perdorur vetëm në ambiente të mbyllura, kryesisht kur kujdesemi për fytyrën, por a ka ardhur koha ta përdorim rrethin e flokëve edhe jashtë? Përveç kësaj, është super i përshtatshëm, ekonomik dhe mund të na shpëtojë në një ditë të keqe me modelin e flokëve.

Mund të kombinohet me topuz, gërsheta ose thjesht të vendoset me flokët e lëshuara. Opsionet janë të shumta, si dhe stendat në treg, në çdo ngjyrë, madhësi dhe material të mundshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: