KORÇË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Bilisht, ku kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, një mjet tip “BMW” me targa AA 354 është përplasur me një furgon mallrash.

Aksidenti Bilisht (1)

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa një ambulancë ka dërguar dy persona të plagosur në spitalin e Bilishtit ku po marrin ndihmën mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë lagështia në rrugë dhe një parakalim i gabuar i një prej shoferëve.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: